Dikur sulmues i Interit, Meggioni rrëfehet: Goli më i bukur? Shpëtova një vajzë nga i fejuari i dhunshëm…
“Ishte fantastike të fitoja gjithçka me Bayern, por isha kurioz të përjetoja diçka të re, të ecja përpara në karierë. Edhe Guardiola më tha se Fiorentina për projektin tim do të ishte vendi i posaçëm”.
Ishin këto fjalët e Mario Gomez, që mbërritjen e tij në Fierence e komentoi, me ndihmën e një përkthyeseje, si “një ëndërr që bëhet realitet”.
“Për dikë transferimi im mund të duket i çuditshëm. Në Mynih kisha gjithçka, por këtu kam mundësinë të luaj dhe të fitoj eksperiencë përpara botërorit”, u shpreh gjermani.
Duke folur në një sallë të mbushur me gazetarë dhe teksa 15 mijë tifozë e prisnin në stadium për ta përshëndetur, Gomez shtoi: “Gjithë ky entuziazëm është shumë i bukur, më jep shumë energji. Jam i kënaqur, dua të fitoj dhe ndjej një përgjegjësi të madhe”.
Edhe drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade shprehu kënaqësinë e tij për ardhjen e sulmuesit nga Mynihu, duke thënë: “Ardhja e një kampioni si Gomez konfirmon se sa i fortë është klubi ynë. Një klub që na mundëson të luftojmë kundër Golias me armë të barbarta”.
Top Channel