Dikur sulmues i Interit, Meggioni rrëfehet: Goli më i bukur? Shpëtova një vajzë nga i fejuari i dhunshëm…
“Është fitorja më e madhe e karrierës sime, triumfi më i madh i trajektores sime sportive.”
Këto janë fjalët e Chris Froome, i cili fitoi etapën e 15 dhe më të vështirën e Turit të Francës, ngjitjen e malit Ventoux, duke siguruar gjysmën e titullit në këtë edicion numër 100.
Por, britaniku i Sky nuk mendon se çdo gjë ka përfunduar pas kësaj etape: “Kemi edhe Alpet. Aty mund të ndodhin shumë gjëra të papritura, por kam një ekip fantastik në dispozicion që më ndihmon shumë.”
Froome rriti më tej kryesimin e tij ndaj Bauke Mollema dhe Alberto Contador në renditjen e përgjithshme.
Holandezi Mollema, i cili garon për “Belkin”, është tashmë 4’14” mbrapa Froome, ndërsa Contador-i i “Saxo-Tinkoff” mbetet 4’24” pas, kur kanë mbetur edhe 6 etapa në këtë garim 3-javorësh.
Top Channel