Kreu i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci pranon faktin se turizmi nuk
ndikon fare në jetën e qytetarëve dhe banorëve të rrethinave. Mungesa e
investimeve sipas tij dhe kufizimi i granteve lokale ka bërë që
ndërhyrjet rehabilituese të jenë minimale.

Kalaja e Tepelenës monumenti më i rëndësishëm, trashëgimi e Ali Pashës në Tepelenë vuan mungesën e projekteve rehabilituese ndërsa megjithë aksionet e bashkisë vazhdon të jetë e zaptuar nga gardhet e bagëtitë. Muzeu i Teplenës i çelur në vitin 1974, objekt që shërbeu për një kohë të gjatë si një qendër grumbullimi dhe ekspozimi i pasurive arkeologjike, etnografike e kulturore sot është i mbyllur për mungesë fondesh.

Sipas informacioneve zyrtare turizmi duket se nuk ka shpresa në të tashmen. Shtëpia e Ali Pashës në Becisht përballë Tepelenës gjendet e rrënuar, qyteza antike e Horës po grabitet cdo ditë, pylli madhështor i Drilonit po pritet dhe shkatërrohet, lumi i Vjosës po shfrytëzohet për inerte në mënyrë barbare, kalaja e Tepelenës nuk ka realizuar asnjë ndërhyrje të brendshme në dy dekada.

Top Channel