Shkatërrohet tuma e Valaresë

09/07/2013 20:20

Tuma e Valaresë, një prej aseteve të rëndësishme historike me vendndodhje në luginen e Drinosit është shkatërruar plotësisht me një skrep nga persona ende të paidentifikuar.

Prej ditësh, në këtë sajt arkeoliogjik është punuar në mënyre të hapur me mjete të rënda.

Ajo çka ka mbetur sot nën rënoja janë vetëm disa gurë që i kane mundur të shpëtojne masakres arkeologjike.

”Kjo është një katastrofë e vërtetë. i kemi bërë disa here thirrjes shtetit që ta shpallë monument në mbrojtje këtë objekt dhe ja ku ka ndodhur kjo”, deklaroi arkeologu Vladimir Qiriaqi.

Tuma e Valarese, sipas arkeologeve daton ne shek 14 apo 13 para Krishtit, qe perkon me kohen e bronzit.

Fillimisht, demtimi i saj nis ne periudhen komuniste, kohe ne te cilen tokat u ndane per t’u aktivizuar ne parcela.

Me pas, pas viteve 1990 ajo u morr ne mbrojtje, po qe nuk u vleresua asnjehere siç duhet, çka edhe solli shkaterimin total te saj.

”E përsëris, është një vepër kriminale, është shkatërruar një monument i shkëlqyer në mes të një komuniteti që e nderonte. Ishte një varr masiv, i një komuniteti që nga shenjat tregonte se kishte qenë një varr aristrokratik, një varr monumental që tregon nivelin e lartë të shoqërisë së asaj kohe”, shtoi Qiriaqi.

Tuma ka nje diametr prej 15 metrash, dhe eshte zbuluar ne nje mision arkeologjik Italo-Shqiptar te Adrianopolit.

Struktura e saj dhe vendosja e varreve tregojne nje nivel te larte ekonomik dhe intelektual te asaj kohe.

Top Channel