Ndërtimi i rrugës së re Elbasan-Tiranë dhe shkurtimi i distancës nuk është reflektuar ende në uljen e çmimeve nga ana e drejtuesve të mjeteve-taksi.

Një shqetësim i tillë vjen nga qytetarët, të cilët për arsye të ndryshme u duhet të udhëtojnë shpesh drejt kryeqytetit.

“Mendoj se çmimet duhet të ulen sepse rruga është shkurtuar”, thotë një udhëtare. “Po, duhet të ulen. Ku kemi lekë neve”, thotë një udhëtare e moshuar.

Drejtuesit e taksive shprehen se e kanë të pamundur uljen e çmimit të biletës në momentin kur konkurrenca e pandershme po bllokon krejtësisht aktivitetin e tyre.

Në këto kushte, shprehen ata, kur me mund arrijnë të bëjnë një rrugë në ditë, ulja e çmimit të biletës do të çonte në mbylljen e aktivitetit të tyre. “Ne një rrugë bëjmë në ditë, për çfarë më duhen të tjerat mua? Pse ta ul çmimin e biletës?”, thotë një prej tyre.

Koha e udhëtimit nga 1 orë është shkurtuar në rreth 30 minuta dhe veç kësaj, kostoja e transportit është ulur ndjeshëm duke shmangur ngjitjen në Qafën e Kërrabës.

Top Channel