Votojnë politikanët, ftesë për pjesëmarrje masive

23/06/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha ishte i pari ndër politikanët shqiptarë që
votoi në këtë ditë zgjedhjesh. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri
Berisha, Kryeministri ftoi të gjithë votuesit që të marrin pjesë në
proces, ndërsa siguroi se vota e cdo qytetari do të respektohet
plotësisht.

“Ftoj të gjithë shqiptarët që të votojnë sepse këto zgjedhje janë përcaktuese për katër vitet që vijnë. Uroj ata që votojnë për herë të parë, si dhe falenderoj emigrantët që kanë ardhur në Atdhe për të ushtruar këtë të drejtë”, tha Berisha.

Kryeministri bëri thirrje për cdo anëtar partie, cdo simpatizant dhe mbështetës që ta shndërrojnë këtë ditë në një ditë feste dhe mirëkuptimi.

Këtë mesazh Berisha e dha, në një kohë kur në Lac u regjistrua një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një përkrahësi të LSI dhe plagosjen e një kandidati të Partisë Demokratike.

Berisha ne deklaraten e tij premtoi se do te kishte nje prononcim zyrtar per ngjarjen, qe ne fakt erdhi permes zedheneses se Partise Demokratike, Laura Vorpsi. Ne kete deklarate nder te tjera thuhet: “Partia Demokratike denon me ashpersi cinizmin, papergjegjeshmerine dhe thirrjen per dhune te çiftit Rama –Meta, qe te etur per pushtet shpallin se jane te gatshem me cdo mjet te permbysin qeverine demokratike”.

Po ashtu gazetarja e Top Channel e pyeti Kryeministrin edhe për ngjarjen me ekipin e xhirimit në Laç, ku u dhunua gazetarja Arta Berisha dhe operatori Lorik Bajrami.

“I bëj thirrje të gjithë komisionerëve, të gjithë qytetarëve ta shndërrojnë këtë në një simfoni të vërtetë, demonstrim të vlerave të qytetarëve, të vullnetit politik”, tha Berisha.

Nishani: Maturi dhe përgjegjësi

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë maturi dhe një përgjegjësi civile, duke demonstruar një pjesëmarrje sa më të gjerë në procesin e votimit.

“Uroj që të mos ketë incidente të tjera si ai i Lacit. U drejtoj apel të gjithë qytetarëve të vendit që partitë janë ideologji të ndryshme, por e ardhmja është vetëm një”, tha Nishani.

Nishani ushtroi të drejtën e tij si qytetar i këtij vendi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por edhe djali, që votonte për herë të parë.

Rama: Pjesëmarrje në proces

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u bëri apel votuesve që të shkojnë të votojnë, pasi në vetëm katër minuta ata vendosin kështu fatin e një gjenerate.

“Nuk duhet harruar fjala që kur e keqja ka përfshirë një vend, faji nuk është i të këqijve, por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë.I bëj apel qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces, pasi kjo është gjëja më e rëndësishme për ta sot”, tha Rama.

Rama shprehu edhe njëherë keqardhjen për ngjarjen e Laçit dhe për rolin e policisë në disa zona të Shqipërisë.

Meta:Ora e ndëshkimit me votën e shqiptarëve

 
Kreu i LSI-së, Ilir Meta e ka vlerësuar ditën e zgjedhjeve, si ditën e ndëshkimit me votë të pushtetit të dhunës.

Pasi ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit, Meta i është kthyer sërish ngjarjes së Lacit, duke thënë para medias se ajo që ngjau është përgjegjesi direkte e PD dhe e banditëve të saj.

“Ata do e marrin përgjigjen me votë nga gjithë qarku i Lezhës, shqiptarët janë të vendosur më shumë se kurrë për t’i thënë po demokracisë e jo dhunës, për të shkuar drejt BE e jo për t’u kthyer te 26 marsi i Berishës. LSI është e angazhuar për të mbrojtur cdo votë. Berisha nuk diti të largohej me dinjitet duke respektuar votën e lirë të shqiptarëve”, tha Meta.

Topi: Ngjarja në Laç, produkt i politikës së vjetër

Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, pas votimit, u shpreh per mediat se është i dëshpëruar për atë që ka ndodhur në Laç.

“Kam bindjen e plotë se ajo që ka ndodhur në Laç është produkt i një politike të vjetër. Sot Shqipëeria duhet të vendosë t’i japë fund këtij trancizioni sepse nuk e meritojmë të kemi episode të tilla që nuk ndodhin në asnjë vend ballkanik”, tha Topi.

Kreu i FRD-së bëri thirrje që kjo ditë zgjedhore të kalojë në qetësi dhe qytetarët t’i largohen episodeve të panevojshëm dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës për të votuar, pavarësisht se zgjedhin ata.

Top Channel