Komuniteti Mysliman: Votoni me maturi

22/06/2013 00:00

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallim feje, që t’i shoqërojnë këto momente të zgjedhjeve parlamentare me qetësi, maturi dhe harmoni të plotë mes tyre.

Drejtuesit e komunitetit më të madh fetar në vend kanë deklaruar se, të gjithë kanë të drejtën kushtetuese të shprehin me votë bindjet e tyre politike, por sipas tyre kjo gjë duhet bërë në bazë të normave më të bukura që trashëgon populli ynë.

Gjatë deklaratës për shtyp, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shprehur paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancimin nga çdokujt që përdor emrin e këtij institucioni dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale.

Top Channel