Policia e Tiranës ka bërë publik angazhimin e forcave policore për
procesin zgjedhor në vend. Gjatë një komunikimi me mediat drejtori i
policise së qarkut Tiranë tha se janë trajnuar dhe janë të gatshëm për
ditën e zgjedhjeve 1644 punonjës.

“Në zbatim të pergjegjesive ligjore eshte derguar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit lista e punonjësve te policisë, që do të angazhohen me detyra për ruajtjen dhe sigurimin e 1422 Qëndrave të Votimit, 18 KZAZ / VNV, si dhe shoqërimin e Komisioneve e materialeve zgjedhore nga Qëndrat e Votimit për në Vendin e Numërimit të Votave. Ne zbatim te Urdherit te Drejtorit te Pergjithshem te Policise jane vene ne dispozicion te DPQ-ve të tjera 310 punonjes policie me uniforme, që do të angazhohen me detyra zgjedhore, nga te cilet: Ne Qarkun e Elbasanit 155 punonjes policie, Ne Qarkun e Fierit 155 punonjes policie”, tha drejtori i Policisë, Bernard Caushaj.
 
Pas perfundimit te procesit zgjedhor Policia do te jete ne qendrat e numerimit te votive deri ne perfundim te tyre.

Top Channel