“The Guardian” dhe “BBC” për zgjedhjet

21/06/2013 00:00

Konsulencës së ish-kryeministrit britanik Tony Blair i është rikthyer edhe gazeta prestigjoze britnaike “The Guardian” e Londrës e cila shkruan se Blair pritet të hyjë në një territor të panjohur nëse socialistët shqiptarë, sic pritet, do të fitojnë gjatë fundjavës zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

“The Guardian” shkruan se udhëheqësi i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar muajin e kaluar me Blair në Londer dhe një kontratë zyrtare ende nuk është nënshkruar, por Rama pret që Blair ta këshillojë për modernizimin dhe reformat drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gazeta shkruan se ish-drejtori i komunikimit në qeverinë e Blair, Alastair Campbell ka qenë në Shqipëri duke këshilluar për strategjinë zgjedhore të Partisë Socialiste e cila  është përpara në sondazhet e opinionit publik dhe pritet të rikthehet në pushtet që nga 2005.

Fushata aktuale  ka qenë paqësore deri më tani, por njoftimet për blerje votash dhe parregullsi në procesin e regjistrimit raportohen gjërësisht në median shqiptare, shkruan the Guardian.

Rama pritet gjërësisht të mundë Berishën i cili ka dominuar jetën politike gjatë dy dekadaveve. Një sondazh i fundit i Aleancës së Rames i jep atij 50 përqind të votës kombëtare, shtatë pikë përpara koalcionit të Berishës, shkruan “The Guardian” e Londrës.

Pak ditë më parë edhe BBC shkruante se zgjedhjet shqiptare shihen si një test i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE.

“Edhe këtë herë fushata ka qenë e hidhur. Ka një mosmarrëveshje në lidhje me përfaqësimin e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pikëpyetje në lidhje me besueshmërinë e listave të zgjedhësve si dhe akuza për blerjen e votave dhe presion të qeverisë mbi punonjësit e sektorit publik”, shkruante gjiganti mediatik britanik.

Top Channel