Berisha: Do të zhvillojmë Ballshin

21/06/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha mbylli fushatën elektorale në Ballsh nga ku
premtoi rritje të pensioneve dhe dyfishim të rrogave, si ndërtimin e
infrastrukturësd moderne.

“Ne kemi punuar në të katër anët e Mallakatrës, do të ndërtojmë të gjitha rrugët e fshatrave, do të ndërtojmë çdo shkollë që ka mbetur pa ndërtuar, qendra shëndetësore, ujësjellësa dhe zhvillim për gjithë këtë zonë”, tha Berisha.

Kryeministri ftoi qytetarët që të votojnë për këtë alternativë dhe jo atë të Partisë Socialiste, që ofron vetëm mashtrime.

“Bashkohuni me ne per te rritur rrogat e uleta ne 350 dollare, pensionet e uleta ne 150 USD, rrogat e mesueve ne 700 USD, rrogën mesatare ne 700 USD, per te dyfishuar pagesen e papunesise, per te rritur 50 per qind ndihmen ekonomike, për të ecur pra drejt mirëqënies”, tha Berisha.

Top Channel