Fëmijë që dhunohen fizikisht dhe psikologjikisht nga njëri-tjetri në
shkolla apo në lagje, nuk janë më raste të rralla. Edhe pse një fenomen,
ende i fshehtë, janë me mijëra fëmijë dhe adoleshentë që denoncojnë
këtë çështje.

Ky problem i lënë jashtë vëmendjes së prindërve, po shndërrohen sipas ekspertëve në një krizë të madhe sociale, për këtë kategori të shoqërisë.

“‘Alo 116’ nuk eshte per politikanet e stresuar ne kete periudhe, por për fëmijet qe nuk kane para te paguajne.Femijet denoncojne ne kete linje, ndaj dhe reagimi i shtetit duhet te jete i menjëhershëm për keta femije qe kerkojne ndihme dhe jane te kercenuar”, tha Detlef Palm, shef i UNICEF për Shqipërinë.

Studimi i fundit i ‘Alo 116’ ka nxjerrë se mijëra fëmijë dhe adoleshentë përballen me kërcënime, fyerje dhe sharje në shkollë, apo edhe në rrugë, probleme qe nuk i ndajne dot me prinderit e tyre.Plot 50 mije telefonata  jane regjistruar gjate vitit 2012 ne kete linje, ku eshte denoncuar dhuna ne shkolle, problemet me prinderit dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Top Channel