Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për rehabilitim e bllokut të
banimit me numër 46 në zonën e quajtur ‘Brraka’ në kryeqytet.
I shoqeruar kete radhe dhe nga bashkeshortja, si dhe kandidatja e PD-së për deputete në këtë zonë Majlinda Bregu, Basha tha se me gjelbërimin, ndriçimin dhe gjithçka tjetër të investuar në këtë bllok do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së jetës së banorëve.
“Një sistem modern vaditjeje, ndriçimi, pra shkurt, një cilësi e re jete në këtë bllok, një cilësi e munguar jete, që tashmë është bërë realitet dhe ç’është më e rëndësishmja një impakt tërësor, jo vetëm tek cilësia e jetës dhe vlera e pronës, por në tërësi tek modeli i qytetërimit dhe marrëdhëniet e njerëzve me njëri-tjetrin, brenda familjes me komunitetin, si rezultat i një investimi”, tha Basha.
Kryebashkiaku tha se sapo kane perfunduar se rehabilituari 4 blloqe banimi ne kryeqytet, por do te investohet ne 80 blloqe te tjera banimi ne vleren e 100 milionë euro.
Top Channel