Ndërkohë që kapiteni Zanetti ka rinovuar kontratën e tij, Stankoviç refuzon ta bëjë dhe i largohet Interit përfundimisht.
Pas pothuajse 10 vjetësh bashkëpunim, rrugët mes zikaltërve dhe mesfushorit serb do të ndahen. Do të ndodhë më 30 qershor, një vit më herët nga sa ishte parashikuar në kontratën e tij, e fiksuar deri në vitin 2014.
Mbetet për t’u përcaktuar e ardhmja e lojtarit, i cili nuk duket se kërkon të largohet nga Italia. Përkundrazi, para tij hapet një pistë, që e rikthen tek ish-ekipi i tij, Lazio, por edhe disa mundësi të tjera të huaja.
Nëse largohet nga kampionati italian, në të cilit ka milituar për 15 vjet, me Interin dhe me Lazio-n, hipotezat më të besueshme janë ato të MLS-së (kampionati amerikan) dhe Kinës.
Stankovic ka fituar në Itali 6 Superkupa Italie (rekord), 5 tituj, 5 Kupa Italie, 1 Champions, 1 Superkupë Europe, 1 Kupë Kupash dhe 1 Botëror për Klube.
Top Channel