Amfiteatri i Durrës drejt shkatërrimit

12/06/2013 19:45

Amfiteatri romak i Durrësit, një nga krenaritë e trashëgimisë shqiptare, është futur në listen e 7 monumenteve dhe siteve më të rrezikuara të Europës.

Lajmi vjen nga “Europa Nostra”, organizata lider europiane e trashëgimisë kulturore, e cila mbajti një konferencë për shtyp në Athinë, në prag të 50-vjetorit të kongresit të saj.

Sipas saj, këto perla të trashëgimisë europiane rrezikohen për një sërë arsyesh.

Disa per shkak te mungeses se fondeve ose ekpsertizes, te tjera per planifikim te papershtatshem, braktisje, fatkeqesi natyrore, apo deri edhe per pasoje te konflikteve politike.  

Presidenti i ”Europa Nostra”, Placido Domingo, tha se “shpetimi i ketyre pasurive do te ishte edhe nje rivitalizim social dhe ekonomik i qyteteve dhe zonave te tera.
Prandaj, “Europa Nostra” u kerkon ndihme partnereve publike e private ne nivele europiane lokale, rajonale dhe kombetare, qe te bashkojne forcat per t’u siguruar nje te ardhme 7 monumenteve dhe siteve qe e rrezikojne ate”, ka perfunduar presidenti i organizates, e cila konsiderohet si zeri i trashegimise kulturore ne Europe.

Amfiteatri romak i Durresit, i ndertuar ne shekullin e Pare te Eres sone, eshte me i madhi dhe me i rendesishmi ne Shqiperi.

Eshte shpallur monument kulture ne vitin 1973. Deri me sot, eshte zbuluar vetem gjysma e tij. Por, mesa duket, nese nuk nderhyhet, kjo pasuri, rrezikon të mos t’u trashegohet brezave te ardhshem.

Top Channel