Pushimet e Kevin-Prince Boateng

10/06/2013 10:40

Kevin-Prince Boateng po kalon disa ditë pushimi në Formentera të Spanjës dhe futbollisti i Milanit duket nga fotot që është në shoqëri shumë të mirë.

Lojtari ganez u pa në jaht me të fejuarën e tij Melissa Sata, e cila tërhoqi vëmendjen me fizikun e saj fantastik.

Cifti ishte i shoqëruar edhe nga disa miq, përfshi këtu edhe futbollistin hollandez të Milanit Nigel De Jong, i cili ishte së bashku me fëmijët.

Kevin-Prince Boateng dhe Melissa Sata janë lidhur në vitin 2011 dhe janë fejuar në vitin 2012.

Top Channel