Kate Upton, e papërmbajtshme në sheshxhirim

07/06/2013 16:15

Pasi fitoi famë si modele, tashmë Kate Upton i është futur rrugës së kinematografisë dhe me atë që u pa ditën e enjte në sheshxhirimin e filmit ‘The Other Woman’, me siguri që 21-vjeçarja do të ketë sukses edhe në ekranin e madh.

Në një skenë ku kishte nevojë për kërcim të tërbuar, Kate tërhoqi vëmendjen të gjithëve me tundjet e saj që për pak sa nuk zbuluan ato që të gjithë meshkujt do të donin të zbuloheshin.

Pikërisht një video kërcimi e ka bërë të famshme modelen në vitin 2011. Ajo ishte duke ndjekur një ndeshje basketbolli të Los Angeles Clippers kur kërceu një këngë hip-hop duke tërhequr vëmendjen publikut.

Top Channel