Ja si promovon Bar Rafaeli barazinë gjinore

07/06/2013 17:05

Të gjithë meshkujt do të frikësoheshin dhe do të zhgënjeheshin jashtë mase nëse një ditë do të futeshin në një WC publike dhe do të gjenin modelen bukuroshe Bar Rafaeli në këmbë duke urinuar si një djalë i zakonshëm.

Por, mos u trembni! Modelja izraelite nuk është burrë, thjesht ka imituar një mashkull në një foto që e ka postuar në Twitter për të promovuar barazinë gjinore dhe të drejtat e homoseksualëve.

Ish e dashura e Leonardo Di Caprios shkroi: “Homo, lesbike, biseksualë… të gjithë të barabartë.”

Top Channel