Në pishinë me Elisabetta Canalis

06/06/2013 16:15

Duhet shumë punë në palestër për tu dukur si Elisabetta Canalis. Modelja italiane ka postuar në Instagram një foto të sajën në një pishinë të Los Angeles duke treguar format perfekte.

Bukuroshja brune, e cila ka qenë e dashura e George Clooney, tashmë është lidhur me një specialist trajnimi dhe rezultatet janë mëse të dukshme.

Marcus Kowal ka punuar më parë me Hilary Swank, Sacha Baron Cohen dhe Brendan Fraser. Tashmë ai ka nisur punën edhe me të dashurën e tij duke i perfeksionuar format e saj trupore.

Top Channel