Këngëtarja më e mirë country

06/06/2013 00:00

Për të dytin vit rresht, Carrie Underwood ka triumfuar në Country Music Awards, të organizuar në Neshvill të Shteteve të Bashkuara.

Këngëtarja e re ka marrë shumicë absolute votash në kategorinë Videoja e Vitit, falë këngë “Blown Away”, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Ndërkohë, çmimi për performancën më të mirë të vitit shkoi për Miranda Lambert me “Over You”, ndërsa Grupi i Vitit për bandën Lady Antebellum.

Underwood, 30 vjeç, fitoi famë kur u shpall fituese në sezonin e katërt të spektaklit American Idol në vitin 2005. Që atëherë ajo është kthyer në artisten e rekordeve, me shumë disqe të shitura dhe shumë çmime të fituara.

Deri tani ajo ka fituar gjashtë Grammy Awards, 16 Billboard Music Awards, shtatë American Music Awards dhe 10 Academy of Country Music Awards.

Si kantautore ajo është emëruar për një Golden Globe Award për Këngën më të Mirë Origjinale. Ndërsa në vitin 2009 emri i Underwood u vendos në Oklahoma Music Hall of Fame.

Top Channel