Në “luftë” me drogën që në moshën 13-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur të ‘Samarës’
Fituesi i çmimit Oscar, Roberto Benigni në filmin, nëse do të realizohet, e bazuar në romanin e fundit të Dan Brown, “Inferno”.
Idenë e ka dhënë vetë shkrimtari, gjatë prezantimit të romanit në fjalë një ditë më parë në Firence, qytet ku dhe janë ambjentuar aventurat e radhës të profesorit Langdon.
“Nderin për të njoftuar përshtatjen në film të librit tim ia lë “Sony Pictures”, nëse ajo do të vendosë. Por po ju tregoj një sekret, do të ishte një nder i madh të kishim në kast Roberto Benigni-n”, ka deklaruar Brown.
Historia e romanit bën fjalë për Langdon që lëviz në rrugët dhe rrugicat e Firences për të zbërthyer disa kode që përkojnë me vargjet e poetit të madh italian Dante dhe “Ferrit” të tij klasik.
Brown ka shpjeguar edhe arsyet përse do të donte që Benigni të ishte në film, për të cilin ka thënë se producentët e “Sony” janë shumë entuziastë.
“Jam një fans i aktorit dhe regjisorit toskan, plus që ai është një “dantist” i madh. Përmes youtube kam ndjekur shumë nga konferencat e tij. Nuk kam folur me të për këtë projekt, por shpresoj ta bëj së shpejti”, ka treguar shkrimtari.
Top Channel