Në “luftë” me drogën që në moshën 13-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur të ‘Samarës’
Për Brad Pitt dhe Angeline Jolie kjo periudhë parashikohet e ngarkuar, me turin botëror për prezantimin e filmit të tyre të ri, “World War Z.”.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se koha që do t’i dedikojnë gjashtë fëmijëve të tyre do të jetë e reduktuar.
Aktorët hollivudianë, u paraqitën në premierën e filmit të tyre në Berlin, ditën e martë, të shoqëruar nga të gjithë fëmijët e tyre, tre prej te cileve te biresuar.

Ndërkohë, interesi më i madh ishte për të parë se si do të dukej Jolie, e cila gjatë muajit maj iu nënshtrua një masektomie, siç njihet ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e gjoksit.

Vendimi i 38-vjeçes u mor pasi analizat mjekësore treguan se ajo kishte një probabilitet të madh të prekjes nga tumori i gjoksit.


Tashmë me dy gjinj artificialë, në formën e të mëpërparshmëve, aktorja u duk e buzëqeshur dhe në formën e saj më të mirë përpara publikut.
Top Channel