Ja si Rihanna “dhunon” fansat

05/06/2013 00:00

Rihanna njihet për kërcimet e saj të nxehta në skenë dhe pjesë e këtyre është edhe rituali “lap dance” me një të përzgjedhur mes mijëra fansave të pranishëm në koncertet e saj.

Të përzgjedhurit me fat janë të shumtë dhe filmimet amatore që qarkullojnë në internet gjithashtu. Por më poshtë, në një video që qarkullon në Youtube, e postuar së fundmi, jepet një përmbledhje e kërcimeve më “të nxehtë” të këngëtares nga Barbadosi.

Rihanna është e mësuar që të fitojë vëmendjen e mediave në shumë mënyra, përveç spektakleve dhe këngëve të saj. 25-vjeçarja, e famshme për format e shkëlqyera fizike dhe lidhjen e çuditshme me Chris Brown, u rikthye këtë herë në qendër të vëmendjes nëpërmjet përzgjedhjes së saj të veshjes.

Mbase e frymëzuar nga atmosfera e Parisit, këngëtarja vendosi që të paraqitej në një mbrëmje me një stil, ku mbizotëronte eleganca dhe ngjyra e kuqe.

Siç mund të pritej, në kokteilin e organizuar nga stilisti Azzedine Alaia, në një prej destinacioneve më shik të kryeqytetit francez, 25-vjeçarja ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e të pranishmëve.

Top Channel