Cameron Diaz shtatzënë… në sheshxhirim

05/06/2013 11:50

Cameron Diaz është shfaqur me bark të fryrë në sheshxhirimin e filmit të saj më të ri. Aktorja 40-vjeçare do të luajë rolin e një gruaje që po pret një fëmijë në filmin ‘The Other Woman’.

Në këtë film interpreton edhe Taylor Kinney (i dashuri i Lady Gaga) dhe Leslie Mann.

Kjo nuk është hera e parë që Cameron Diaz interpreton rolin e një femre shtatzënë. Edhe vitin e kaluar ajo kishte një bark të rremë për filmin ‘What to Expect When You’re Expecting’.

Aktorja hollivudiane, e cila nuk ka fëmijë, është shprehur në një intervistë të mëparshme se role të tilla po i shtojnë dëshirën për krijimin e një familjeje.

“Dua të kem një fëmijë. Nuk ka rëndësi nëse e lind vetë, e adoptoj apo e ka partneri im nga një marrëdhënie e mëparshme”, pati deklaruar Cameron Diaz.

Top Channel