Tatum: Do të jem shok me vajzën time

04/06/2013 20:50

Channing Tatum është bërë për herë të parë prind javën e kaluar, kur bashkëshortja e tij Jenna Dewan lindi vogëlushen me emrin Everly dhe në një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’, aktori hollivudian theksoi se do të jetë shoku më i mirë i vajzës së tij.

“Nuk mendoj se në botë mund të gjesh prindër perfektë. Edhe të mitë nuk kanë qenë perfektë, por kam mësuar prej të mirave dhe të këqijave që kishin. Një gjë është e sigurtë: nuk do i them fëmijëve të mi “mos pwrswrit gabimet e mia”. Babai im nuk kishte arsim dhe kërkonte nga mua që të vazhdoja shkollën dhe të arrija gjithçka që nuk kishte arritur vetë. Unw nuk doja kwtw gjw”, deklaroi Tatum.

Vajza e Channing Tatum ka lindur më 31 maj. Aktori është njohur me Jenna Dewan kur xhironin së bashku filmin ‘Step Up’ në vitin 2006.

Top Channel