E “pavdekshmja” Pamela Anderson

04/06/2013 16:50

Janë të famshme për format e tyre trupore, por Pamela Anderson tregoi që mund të përballojë pa problem konkurrencën e brazilianeve kur vjen puna për të pozuar me bikini.

Modelja 45-vjeçare ka realizuar një set fotografik për versionin brazilian të revistës ‘Vogue’ duke na kujtuar kohërat kur u bë e famshme në serialin ‘Baywatch’.

Pamela Anderson ka dy djem me ish-bashkëshortin e saj Tommy Lee. 45-vjeçarja mban gjithashtu rekordin e paraqitjeve në kopertinën e revistës ‘Playboy’.

Top Channel