Beckham: Vajzën do e mbyll në shtëpi

04/06/2013 16:15

David Beckham duket se do të jetë babai që kontrollon gjithçka që bën vajza e tij.

Ish-futbollisti anglez ka thënë me shaka për ‘The Sun’ se Harperin do e mbyllë në shtëpi për ta ruajtur nga djemtë.

Kur u pyet se si do të ndihej kur vajza e tij që do të mbushë së shpejti 2 vjeç do të fillojë të takohet me djem kur të rritet, 38-vjeçari u shpreh: “Ajo nuk do të dalë fare. Do e kyç brenda.”

Ish-kapiteni i Anglisë shpjegoi edhe lidhjen që ka krijuar me vogëlushen: “Të kesh vajzë është krejt tjetër gjë. Nuk po them se dua më shumë vajzën se tre djemtë, por ata janë më të pavarur.”

Top Channel