“Shqiperia Tjetër” në “oazin” e varfërisë

03/06/2013 20:40

Natyra i ka dhënë gjithçka , por kjo siç ndodh shpesh në Shqipëri nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë frymëmarrje një fshati si Adriatiku i Lushnjes.

Problemet e pafundme që mpleksen me jetët e banorëve të japin përshtypjen se asgjë nuk ka ndryshuar prej dekadash, veç njerëzve që ikin e vijnë në jetë pa mundur të shohin një realitet të ndryshëm për këtë zonë.

Duket si tersisht e shkeputur kjo zone nga pjesa tjeter, ndoshta sepse harresa dallohet kudo anes rruges qe shkon drejt Karavastase.

Kisha e Shen Thanasit eshte treguesi i pare, nje monument kulture qe hera heres duket sikur do te gjunjezohet nga çarjet e demtimet qe po i marrin çdo dite krahet.

Afresket murale te Shpatarakut po humbin e bashke me to edhe historia e priftit patriot, Papa Jorgji Karavastaja.

Një tjetër tregues i gjendjes kelthitese ne kete zone eshte zhveshja thuajse e pabesueshme qe i eshte bere telave te tensionit te larte 35 mije kilovat te linjes rezerve te hidrovorit te Karavastase.

Fillimisht, disa shtylla u hodhen ne ere e me pas linja ngadale u zhduk a thuaj se nuk kishte egzistuar kurre.

Kilometra me tej duket Adriatiku. Pallatet e ngritur per ish-te perndjekurit dallohen per se largeti si relike te nje kohe te mbetur ne vend numero.

Te jetosh ne kete fshat eshte nje sfide e perditshme me mungesen e kushteve me themelore per nje jetese normale. Toka nuk prodhon per shkak te kripes, ndersa vete Adriatiku vuan jo pak mungesen e ujit.

“Erdhi drejtori i ujësjellësit kohë më parë dhe tha që nëse nuk keni ujë, blini birra, por unë s’kam parë as birrë ndonjëherë”, thotë një banor i mjeruar i Adriatikut.  

Nje pjese e mire e banoreve jetojne vetem me ndihme ekonomike e pikerisht per kete kane frike te flasin. Do te mjaftonin pak fjale per t’i shkeputur edhe ato grimca me te cilat perpiqen te mbajne frymen gjalle.

”Të gjithë me lista i marrim ushqimet dhe fëmijët librat e lapsat me lista i marrin. Nuk kemi asgjë në vijë”, të thonë në Adriatik.

Kush ka bageti perpiqet te nxjerre ne shitje qumesht, por edhe kjo nuk eshte zgjidhje nen efektet e nje krize qe sipas vete banoreve vjen si efekt zinxhir nga grumbulluesit deri tek vete ata.

“Kam çuar qumështin për ta shitur, por ai që e ka marrë nuk ka lekë të na japë. Është një krizë e fortë”, dëshmon një tjetër banor.

Ne keto kushte borxhet e dertet jane lidhur si zinxhire pas familjeve te fshatit qe duket sikur perpeliten ne nje realitet qe endet ne kufijte e te pamundurës.

Diku tej dallohet edhe shkolla , nje godine e katandisur si mos me keq ashtu hartosur nga lageshtira. Per te hyre brenda e kemi te pamundur.

Edhe vete mesuesit, te zene ngushte heshtin. Fjala mund t’u kushtoje vendin e punes ndaj perpiqen te mbulojne çuditshem kushtet e renda ku i duhet të punojnë duke u kerkuar edhe vete femijeve te mos flasin.

Pjesa tjeter e te rinjeve vijne verdalle fshatit pa asnje shprese per punesim. Disa perpiqen te sigurojne diçka vetem permes peshkimit.

Ne perpjekje me natyren, qe ketu eshte treguar vertete e pakursyer në gjithçka, duke dhene imazhet e nje bukurie qe vret. Gjithkund do te behej turizem, ketu luftohet per mbijetese.

Fshati ka detin, ka lagunen ka edhe nje lume, por nga krahu tjeter ka nje shkretetire te plote sa i takon mundesive qe vijne si pasoje e projekteve turistike te munguara per kete zone.

Premtime kane marre , por me to, siç thone, gjendja nuk ka ndryshuar perkundrazi ka ardhur duke u degraduar edhe me shume.

Nje pjese qe kane mundur jane larguar nga fshati dhe kthinat e mbytura te tij. Te tjeret jetojne si te perndjekur te demokracise shqiptare.

Mes shpreses se humbur e varferise qe vertitet tinzare ne pallatet e rrjepur, zgjuar e ngrysur me endrren se një dite, Adriatiku i vogel, i mbeshtetur nga investime e strategji zhvillimi do të mund të falte ate qe vertet fsheh ne trupin e tij.

Top Channel