Format e mrekullueshme të Beyonce

03/06/2013 19:25

Pas një periudhe të ngarkuar me ture, Beyonce dhe Jay Z. janë rikthyer të shijojnë kohë të bollshme me njëri-tjetrin, pavarësisht se të dy janë prindër të një vajze 1-vjeçare.

Një darkë e kaluar me shoqërinë e verës dhe njëri-tjetrit, më parë gjatë javës, u zëvendësua nga një tjetër mbrëmje romantike, gjatë së cilës bashkëshortët vizituan një kinema për të ndjekur një film, të dielën në Nju Jork.

Ndërsa 43-vjeçari Jay Z., me stilin e tij të zakonshëm nuk ofroi asgjë të veçantë nga pikëpamja e veshjes, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Beyonce.

31-vjeçarja, duke ecur përkrah të shoqit me një palë pantallona të shkurtra lëkure, shfaqi edhe një herë më shumë forma shumë pranë perfeksionit.

Top Channel