Negociatat në kampin e opozitës/ Në forumin e dialogut politik morën pjesë 15 parti, munguan sërish Shehaj dhe Qori Nga Cërriku, kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për votë masive në mbështetje të Partisë Demokratike si forca që sipas tij i ka dhënë e do t’i japë një zhvillim të vazhdueshëm ekonomisë dhe integrimit të vendit.
Sipas kryeministrit, deri më sot projekti i vetëm i opozitës ka qenë bllokimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Ju ftoj të gjithëve që për interesin tuaj më të mirë të votoni punësimin, zhvillimin dhe Evropën”, theksoi kreu i mazhorancës.
Zoti Berisha sulmoi edhe taksën progresive të Partisë Socialiste të cilën ai e quajti një mashtrim të madh që po kërkohet t’i bëhet shqiptarëve: “Rama përpiqet t’ju mashtrojë dhe trillon për të vendosur një taksë që rrënon ekonominë.”
Kryeministri u shpreh i sigurtë në fitoren e mandatit të tretë si rezultat i punës së jashtëzakonshme të bërë nga qeverisja 8-vjeçare jo vetëm në ndërtimin e infrastrukturës së vendit, por edhe në sektorë të tjerë prioritarë.
“Votoni 44-n dhe votoni për zhvillimin e Cërrikut e Shqipërinë në Evropë!”
Top Channel