Durrësi nis turizmin

01/06/2013 20:10

Durresi ka çelur sezonin turistik të këtij viti me një spektakël të organizuar në qendër të qytetit bregdetar.

Bashkia e Durrësit organizoi një sërë aktivitetesh, të cilat u mbyllën në mbrëmje me spektaklin, që ka sjellë përpara qytetarëve durrsakë dhe pushuesve nga Kosova e Maqedonia, artistë të mirënjohur të skenës shqiptare.

Sezonin turistik e deklaroi të hapur kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili deklaroi se turizmi është një prioritet i bashkisë dhe se qyteti është i gatshëm të prese në mënyrën më të mirë të mundshme qindra mijëra pushues që do të vijnë jo vetëm nga trojet shqiptare, por edhe më gjerë:

“Bashkia Durrësit e ka priorotiet turizmin, që është promotor zhvillimi i ekonomisë lokale në Durrës. Ne do t’i kushtojmë të gjithë vëmendjen tonë turizmit, për të patur një sezon sa më të suksesshëm, ndaj i uroj mirëseardhjen të gjithë vizitorëve”, deklaroi Dako.

Durresi ofron nje shumllojshmeri mundesish per turizem qe nga bregdeti, kuzhina, historia dhe arkeologjia.

Top Channel