Shtimi i stafit të pedagogëve

28/05/2013 00:00

Stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë do t’i shtohen 40 pedagogë
të rinj, të cilët kanë gradën Doktor dhe kane mbaruar studimet me
mesatare të lartë.

Rektorja e Universitetit Jera Kruja ka publikuar vendimin më të fundit Këshillit të Ministrave dhe kriteret që duhen plotësuar.

“Kritetet e përgjithshme që duhet të plotësojë personeli i kualifikuar janë: rezultate të shkelqyera, notë mesatare mbi 9 në studimet universitare dhe në studimet specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë grada doktor, për kandidatët që i kanë kryer studimet brenda vendit.Rezultate të mira me notë mesatare 8 në studimet universitare dhe të specializimit afatgjatë në fushën e mjekësisë dhe grada doktor, për kandidatët që i kanë kryer këto studime jashtë vendit; së paku 7 vite punë në qendra spitalore universitare apo në spitale, pas përfundimit të specializimit; përkatësia në njësitë kryesore dhe ato bazë të Universitetit të Mjekësisë të Tiranës, përcaktohet me vendim të Senatit Akademik dhe Këshillit të Administrimit Ekonomik të Universitetit të Mjekësisë”, tha Kruja.

Rektorja e Universitetit te Mjekesise theksoi se ky vendim erdhi  me propozimin e bere nga zëvendëskryeministri  dhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, duke iu referuar nevojës për shtimin e numrit të pedagogëve në Universitet.

Top Channel