“Kam nevojë për ty”

26/05/2013 19:50

Antonela nuk ka mbushur ende tre vjeç. Ajo është motër binjake e Françeskos, por nuk ka zhvillim të njëjtë me të.

Ajo vuan nga anomali të lindura në gjymtyrë, të cilat i shkaktojnë
probleme të theksuara në ecje, si dhe një zhvillim jo normal të tyre
gjatë procesit të rritjes.

Pas një ndërhyrjeje pa sukses në tendinin e Akilit, të bërë në spitalin e Durrësit, shumë mjekë i kanë orientuar në spitalin ortopedik të Bolonjës, i specializuar për ndërhyrje të kësaj natyre. Të dëshpëruar dhe pa shpresë, prindërit e Antonelës së vogël, që përballen edhe me papunësinë, kërkojnë ndihmë publikisht për vajzën.

Duke u përballur me bluza të bardha dhe spitale, që kërkojnë parà për çdo shërbim, qofshin këto dhe spitale publike, ata, së bashku me disa shokë e shoqe, kanë ndërmarrë nismën “Kam nevojë për ty”, duke besuar te njerëzit që, ashtu si ata, përballen me vështirësitë e jetës së përditshme, ndërsa shpresojnë dhe në kontribute më të mëdha për ta parë Antonelën të rritet e shëndetshme, si bashkëmoshatarët e saj.

Top Channel