Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad do të kundërshtojë eleminimin e
aleatit te tij, Esfandiar Rahim Mashaei nga lista e kandidateve për
zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.
Këshilli Kujdestar, besnik i Ajatollah Ali Kameneit perjashtoi jo vetëm Mashaei-n por edhe ish-presidentin Akbar Hashemi Rafsanjani.
Tete kandidatet qe do te marrin pjese ne gare konsiderohen konservatore, te lidhur me kleriket qe drejtojne vendin.
“Nuk do të ketë probleme me udheheqesin Kamenei dhe une do ta trajtoj këtë cështje me të deri në momentet e fundit. Shpresoj që ky problem të zgjidhet”, thotë Ahmadinexhad.
Rafsanjani, nga ana e tij, nuk do të kundërshtojë eleminimin nga lista. Ai ka mbajtur postin e Presidentit te vendit nga viti 1989-1997 dhe konsiderohej si kandidati qe mund te fitonte mbështetjen e politikaneve reformatoreve dhe atyre te qendres. Mashaei ishte njeriu i afert i Ahmadinexhad dhe sipas Kushtetutes ai i ndalohet rizgjedhje me 14 Qershor, sepse ai ka kryer dy mandate të njëpasnjëshëm. I njohur për pikepamjet e debatueshme fetare, Mashaei eshte kritikuar nga kleriket e linjes se ashper si “pjese e nje rryme” qe kerkon te minoje sistemin islamik iranian. Ishin 686 persona qe u regjistruan si kandidate. Keshilli Kujdestar, nje organizim me 12 teologe dhe juristë zgjodhi vetem tete prej tyre; Mes tyre eshte kryenegociatori për programin bërthamor, Saeed Xhalili, ish-negociatori Hasan Rohani, ish-ministri i Jashtëm Ali Akbar Velajati dhe kryebashkiaku i Teheranit Mohamed Bakër Kalibaf.
U miratua gjithashtu edhe kandidatura e Mohsen Rezait, ish-kreu i Gardës Revolucionare, ish-kryetari i Parlamentit Golamali Hadad Adel, ish-negociatori per programin berthamor Hasan Rouhani, ish-ministri i Telekomunikacionit Mohamed Garazi dhe ish zevendespresidenti dhe ministri i Teknologjise Mohamed Reza Aref, qe konsiderohet si reformisti i vetëm.
Top Channel