Tashmë kur janë pa imunitet dhe të ekspozuar ndaj hetimit gjyqtarët
hedhin idenë e krijimit të një njësie të specializuar që do t’i mund t’i
mbrojë ata për rastet e procedimeve disiplinore në Këshillin e Lartë të
Drejtësisë.

Kjo ide u hodh gjatë Asamblesë vjetore të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, ku u debatua me tone të larta lidhur me mosreagimin e Unionit përballë sulmeve që u bëhen gjyqtarëve.

“Ju bëj me dije, se një ndër anetarët e Gjykatës së Lartë, anëtar i Bordit Drejtues të Gjykatës së Lartë, zoti Dvorani ka braktisur prej kohësh mbledhjet e bordit, sepse ai nuk gjeti dot atë mbrojtje që duhet t’i jepte Unioni, jo vetëm atij si anëtar i Gjykatës së Lartë, por edhe gjithë anëtarëve edhe të gjykatave të shkallëve më të ulëta. Një tjetër rast ku ka munguar reagimi i Unionit të Gjykatëve të Shqipërisë ka qenë rasti i gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, të cilët për çështje qoftë edhe ordinere, por edhe çështje sensitive janë denigruar në mënyrën e plotë të fjalës, pa asnjë të drejtë nga politika. Menduam se do të rregulloheshin gjërat brenda Unionit, por nuk arritëm t’i rregullonim brenda shtëpisë sot. I bëj thirrje edhe pjesës tjetër të anëtarëve të Unionit që nuk kanë qenë sot të pranishëm në mbledhje të reagojnë”, thotë anëtari i Bordit Drejtues te Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha.

Por per kreun e Unionit Ervin Metalla keto perplasje te brendshme jane tregues te demokracise.

“Kjo mund të duket një nuancë e një natyre politike e importuar në një shoqatë gjyqtarësh. Nëse një individ nuk bie dakord me qëndrimet e shoqatës kjo është demokracia në fund të fundit”, thotë Metalla.

Në takimin vjetor të Asamblesë mungonin disa nga anetaret e Bordit Drejtues, per te cilet gjyqtari Hoxha u shpreh se ka lidhje me krizen e marrëdhenieve brenda Unionit.

Edhe kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori kërkoi një reagim më të fortë brenda komunitetit të gjyqtarëve

Top Channel