Ushtria nigeriane ka nisur operacionet kundër militantëve islamik në veri-lindje të vendit, bëjnë të ditur zyrtarë ushtarakë. Sipas tyre, ushtarët mësynë pjesë të shtetit të Bornos, ku grupi Boko Haram ka ngritur bazat e tij.
Mësymja erdhi pas deklarimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Borno, Yobe dhe Adamaëa, të tre këto shtete veri-lindore, ku 2000 persona kanë vdekur që prej nisjes së rebelimit të Boko Haram, në 2009-n.
Shtetrrethimi është vendosur, nga mbrëmja deri në agim, në Adamaëa, për të frenuar sulmet e militantëve. Burime të BBC thonë se vendimi është surprizues, pasi situata e sigurisë është shumë më pak shqetësuese se sa në Borno dhe Yobe.
Të enjten, ushtarët mësynë “kampet terroriste” në Sambisa Game Reserve, një territor (savanë) prej 500 km katrorë në Borno, që njihet si strehë e militantëve të Boko Haram, citohen të kenë thënë zyrtarët.
Zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, Chris Olukolade, tha se “çdo burim në dispozicion” të forcave të armatosura do të përdoret ndaj Boko Haram. Korrespondentët thonë se mund të dislokohen edhe avionë luftarakë dhe hekikopterë.
I pyetur nëse ky veprim do të rrezikojë civilët, Olukolade tha se bazat e shënjestruara janë në zona të papopulluara, pranë në kufi të Nigerisë. Sipas reporterëve, pjesa më e madhe e kësaj fushatë do të jetë në zona urbane, si kryeqyteti i Bornos, Maiduguri, ku militantët islamik jetojnë mes popullsisë civile.
Rrjetet e telefonive celulare nuk funksionuan në disa pjesë të veri-lindjes së Nigerisë, por ende nuk është e qartë nëse kjo kishte lidhje me ofensivën ushtarake. Militantët kanë sulmuar në të kaluarën antenat e telefonive celulare, në këto zona, në përpjekje për të ndërprerë komunikimin.
Top Channel