Selanik, shqiptari akuzohet për incest

15/05/2013 00:00

Një shtetas shqiptar 46 vjeç është arrestuar në Greqi me akuzën se prej
dhjetë vjetësh përdhunonte sistematikisht vajzën e tij të mitur.

Lajmi, që bëhet i ditur nga agjencia shtetërore greke e lajmeve ka shkaktuar shok në opinionin publik.Sipas organeve greke përdhunuesi ka pohuar veprimet e tij para hetuesit.

Çdo gjë ka dalë në dritë vetëm pas një tentative vetëvrasjeje të një 16-vjeçareje në vitin e tretë,në gjimnazin e fshatit Zagliveri të komunes Langadha pranë Selanikut.Atëherë është mësuar se 46-vjeçari shqiptar Vasil Thana, përdhunonte vajzën e tij që në moshën 6 vjeçe.

Skenat e frikshme ndodhnin kur gruaja e tij, e cila ka deshmuar se nuk dinte asgje, nuk ndodhej ne shtepi. Ai ka pohuar gjithashtu se ka qene per nje kohe te gjate i papune dhe ishte kthyer ne një njeri të alkoolizuar.

Duke mos duruar me te jete pre e orekseve seksuale te vete babait te saj per kaq vjet, vajza ka prere damaret dhe tashme ndodhet ne gjendje te rende ne nje prej spitaleve te qytetit.

I arrestuari eshte çuar ne Gjykaten e Shkalles se Pare, ku i eshte dhene akuza per joshje dhe perdhunim te mituri,per incest te perseritur ne shkalle krimi,ndersa i eshte komunikuar burg pa afat deri ne daljen e tij ne gjyq.

Top Channel