Kolonja përmes fotografive

15/05/2013 00:00

Ekspozita “Identitete Kolonjare” ka sjellë në Galerine “Fap” në
kryeqytet një copëz të historisë së Kolonjës në fillim të shekullit te
20-të, të përjetësuar në mbi 100 fotografi, shumica prej te cilave te
Dhimiter Vangjelit dhe disa të përzgjedhura në muzeun e Rilindjes në
Itali.

“I përbashkova këtij emri të fotografisë shqiptare, në veçanti të asaj kolonjare, fotografi të Muzeut të Rilindjes Italiane, thjesht për të evidentuar që stili i këtij fotografi nuk është i ndryshëm nga ata që kanë përfaqësuar kombe të mëdha. Me prezencën e sotme kemi arritur që ta shpluhurosim këtë emër të madh të fotografisë të juglindjes së Shqipërisë dhe ta vendosim të paktën përkrah emrave të fotografisë shqiptare”, thotë Alfred Dalipi.

Alfred Dalipi, Enkelejd Joti, Edi Poda, Ylli Rakipi dhe Roland Tasho jane 5 personalitete me origjine nga Kolonja, te cilet organizuan dhe mundesuan kete ekspozite, e cila perveç vlerave te saj artistike hedh drite mbi jeten kolonjare, por dhe shqiptare te atyre viteve me tere larmine e saj.

“Përkrah emrave të mëdhënj unë do të vendosja edhe Dhimitër Vangjeli, i cili zë një vend të rëndësishëm në historinë e fotos shqiptare. Ai ka marrë jetën e gjerë kolonjare, ka përfshirë edhe ritet që profesionistëve të fotografisë shpeshherë u mungojnë, si p.sh ritin e vdekjes, si te pjesa myslymane ashtu edhe te pjesa ortodokse e zonës së Ersekës”, thotë Tasho.

Shumica prej fotove janë gjetur ne arkivat e Muzeut te Ersekes dhe prekin te gjitha aspektet e jetes si tradita, kostumografia, nje pjese e jetes se fshatit ka parine e qytetit, femijet etj.Ekspozita do te qendroje e hapur edhe per keto dy dite, deri diten e enjte.   

Top Channel