Një aeroplan me dy vende rrëzohet në Filadelfia, plagosen pasagjerët
Disa agresorë, me armë me silenciator, kanë sulmuar një seri dyqanesh alkooli në Bagdad, duke lënë 12 persona të vdekur, sipas zyrtarëve.
Personat e armatosur mbërritën me 4 automjete dhe u përmbajtën ndaj një polici në postbllok, në distriktin lindor të Zayouna-s, ku ndodheshin dyqanet.
Më pas nisën të qëllonin në momentin kur dyqanet ishin në kulmin e xhiros, teksa udhëtarët ndalonin për të blerë ndonjë pije, para se të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Për momentin, asnjë grup apo individ nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Policia është cituar të ketë thënë se dyqanet sapo ishin rindërtuar, pasi kanë qenë objektiva sulmesh me bomba edhe vitin e kaluar.
Që pas rënies së Saddam Hussein aktivitete, që perceptohen si në kundërshtim me kodin e moralit të Islamit, kanë qenë vazhdimisht objektiva sulmesh, teksa dyqanet e alkooleve kanë qenë ndër më të preferuarat në Bagdad dhe qytete të tjera.
Militantë islamikë në Irak kanë përshkallëzuar sulmet gjatë muajve të fundit, gjithsesi, niveli i dhunës mbetet shumë herë më i ulët se sa kulmi i arritur në vitet 2006-2007.
Top Channel