Në ditën e parë të shpalljes zyrtare të listave, përfaqësues të pushteti vendor ngrenë alarmin se këto lista do të vazhdojnë të jenë një ndër problematikat më të mëdha të këtyre zgjedhoreje.

Duplimet dhe shtetasit pa adresa janë në qendër të shqetësimeve për të gjithë përfaqësuesit e minibashkive në kryeqytet.

”Nga një shifër e madhe, në 16 mijë persona pa adresë, kemi zbritur në 9 mijë dhe nuk mund të themi që kjo punë është zgjidhur përfundimisht. Ne shpesh i regjistrojmë qytetarët në adresën ku kanë jetuar, por ata rastis që i kanë shitur këto banesa”, deklaroi Jeta Seitaj, kryetarja e minibashkisë numër pesë.

”Kemi pasur edhe ne shumë raste të qytetarëve pa adresë dhe nga 9 800, kemi arritur t’i zbresim në 7 200. Megjithatë, në 50 mijë votues, 7 mijë votues pa adresë janë prapë një shifër e lartë”, gjykoi kryetari i njësisë bashkiake numër gjashtë, Krenar Cenollari.

Te njejtat problemetika konfirmojne edhe njesite e tjera vendore nga punonjesit e tyre te gjendjes civile.

Jashte kameras ata pohojne gjithashtu se nuk iu eshte dhene as vula nga drejtoria e gjendjes civile per vulosjen e listes perfundimtare te zgjedhesve qe do t’i dergohen KZAZ-ve, te cilat do te bejne dhe shpalljen te tyre.

Ndersa drejtuesit e njesive bashkiake te djathta hezitojne te bejne deklarata per kameren, drejtuesit e majte re pushtetit vendor vene theksin tek veshtiresite e bashkepunimit te deritanishem me Ministrine e Brendshme, qe nga logjistika e deri tek ato qe kane cenuar edhe procesin e pastrimit te listave.

Sipas te dhenave te ministrise se Brendshme, ne zgjedhje do te shkojnë 3 milionë e 270 mijë e 936 zgjedhës, të shpërndarë në 5506 Qendra Votimi.

Sipas dikasterit te Ministrise se Brendshme dublikimet janë pastruar dhe kanë ngelur vetëm 550 zgjedhës të dyshuar si të tillë, por opozita mbetet skeptike per keto shifra.

Burime prane Selise Roze pohojne se jane duke punuar intensivisht per te nxjerre mosperputhjet ne listat perfundimtare te zgjedhesve, ku pas shpalljes se tyre, çdo qytetar qe has probleme ne to do t’i drejtohet per zgjidhje vetem gjykates.

Top Channel