Ka pak orë që inspektori i policisë Preng Lleshi është zgjuar nga koma.
Në Spitalin Ushtarak i gjenden pranë vetëm familjarët e tij më të afërt.

Efektivi i policise qe pritet t’u nenshtrohet operacioneve te kushtueshme ne gjymtyre, perpiqet te kujtoje se çfare ndodhi nje jave me pare, ku ai ishte ne krye te detyres ne zonen e Kamzes ne nje postbllok policor ne te cilin mbeti i vrare kolegu i tij Selman Lena dhe ai u plagos rende.

“Ka qenë një pikë kontrolli…nuk mbaj mend…kemi qenë më bluza fosforeshentë, me tabela ndalimi. Postoblloku ishte ngritur me urdhër të planit të masave…nuk mbaj mend rrethanat e aksidentit. Kam 15 vjet në polici. Postoblloku ishte shumë i rregullt, rruga ishte njëkalimshme.Tabelat ishin të rregullta”, thotë Lleshi.

Per Preng Lleshin ndryshe nga dyshimet e Prokurorise qe la ne arrest me burg autorin e krimit, ajo çfare ndodhi mund te jete me shume nje aksident me pasoje vdekjen, se sa vrasje per shkak te cilesive te veçanta. Megjithate ky eshte nje version paraprak duke qene se efektivit nuk i kujtohet e gjithe skena.
 
Nje fakt tjeter i dhimbshëm, te cilin askush nuk ja ka thene është qe Selman Lena, i cili ndodhej me te ne postbllok, mbeti i vrare ate nate.

Për goditjen me automjet të postbllokut, ku një polic u vra dhe një tjetër rrezikon të mbetet invalid, ndodhet në paraburgim Eduart Koleci, i cili është nën hetim për akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të vecanta. Ai nuk i ndaloi postbllokut të policisë së Kamzës, duke qëlluar me automjetin e tij efektivët, e më pas duke u larguar nga vendngjarja. Por i pandehuri u mbrojt në gjykatë me alibinë se kishte qenë i dehur dhe se po udhëtonte me shumë shpejtësi.

Top Channel