Britney Spears: Dieta është e vështirë

08/05/2013 15:15

Vetëm disa ditë më parë iu fotografua celuliti në kofshë, por çuditërisht ai është zhdukur në fotot e Britney Spears për revistën ‘Shape’.

Këngëtarja tregon një formë fantastike në kopertinën e revistës dhe padyshim merita është e Photoshop-it.

Në intervistë, 31-vjeçarja theksoi: “Kam mbushur 30 vjeç tashmë dhe është e vështirë të jesh e denjë për botën e spektaklit. Dieta është shumë e vështirë pasi mua më pëlqejnë makaronat dhe biskotat me çokollatë.”

Shijet ushqimore duken qartë po të rikujtojmë fotot e saj me pantallona të shkurtra në kohën që po shkonte në një palestër të Las Vegasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA