Miqtë e atentatorëve të Bostonit në gjykatë

02/05/2013 00:00

Tre miqtë e Dzhokar Tsarnaevit të akuzuar se ndihmuan 19-vjeçarin në
ditet pas shpërthimeve në maratonën e Bostonit kanë dalë përpara
gjykatës.

Sipas policise, Azamat Tazhayakov and Dias Kadyrbayev – te dy nga Kazakistani- hodhen ne plehra laptopin dhe cantën e tij të shpinës, ndersa Robel Phillipos mendohet se ka genjyer hetuesit. Asnjeri prej tyre nuk eshte perfshire ne komplotin per organizimin e sulmeve. Avokatet mbrojtes te dy prej te akuzuarve thone se ata nuk i pranojne akuzat per pengim te drejtesise dhe shkaterrim te provave.

 “Klienti im Azamat Tazhayakov ndihet tmerresisht keq per ate qe ndodhi dhe ishte krejtesisht i shokuar kur degjoi se nje i njohuri i tij ne universitet ishte perfshire ne sulmet e Bostonit”, thotë avokati mbrojtës Harlan Protass.

Dy te dyshuarit ne fjale jane qytetare kazake qe kane udhetuar drejt Shteteve te Bashkuara per të studiuar në Universitetin e Masaçusetsit në Dartmouth, e njëjta shkollë ku ishte regjistruar Tsarnaevi. Raportet ne media tregojne se ata ishin ndaluar për mbi një javë nën akuzat se kishin shkelur vizat studentore. FBI thote se Kadyrbayev i ka derguar nje mesazh mikut te tij ku i shkruan se “ngjan shume me te dyshuarin te televizor” dhe pergjigja ishte:”shko ne dhomen time e merr çfare te duash”.

Tre djemte, sipas rindertimit te ngjarjes kane shkuar ne dhome ku kane pare canten e shpines me fishekzjarre te hapura te cilave u ishte hequr baruti. Ne ate moment e kane kuptuar se shoku i tyre ishte i perfshire e kane vendosur te hedhin çanten bashke me laptopin.

Nese shpallen fajtore, Kadyrbayev dhe Tazhayakov perballen me nje denim prej maksimumi 5 vitesh burg dhe nje gjobe 250.000 dollaresh, ndersa Phillipos, nenshtetas amerikan, rrezikon deri ne 8 vjet heqje lirie dhe nje gjobe te ngjashme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA