Reali, Bale për t’u rimëkëmbur

01/05/2013 19:55

Pas eliminimit nga Borusia e Dortmundit, i treti radhazi në gjysmëfinalet e Champions League, Reali i Madridit synon të bëjë hapin e madh drejt fitimit të titullit të dhjetë kampion Europe me një superblerje në merkaton verore.

Sipas të përditshmes “Mirror”, gjigantët spanjollë po përgatisin një ofertë prej 72 milionë eurosh, për të përvetësuar shërbimet e Gareth Bale nga Tottenhami.

24-vjeçari, një futbollist në gjendje që të luajë në të gjithë pozicionet në krahun e majtë të fushës, pro edhe në sulm, vlerësohet veçanërisht për potencën e aftësitë të tij teknike.

Nëse kjo do të ndodhë, blerja e Bale do të barazojë blerjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e madrilenëve, atë të Zinedine Zidane, për të cilin u paguan pikërisht 72 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA