Qindra qytetarë të Gjirokastrës i janë rikthyer traditës së festës së 1 Majit në Parkun e Viroit. Frekuentuesit e parkut, që këtë vit kishin mbërritur edhe nga Greqia, si dhe rrethinat e qytetit, mendojnë se investimet në këtë park janë inekzistente.

Mungojnë mjediset e shërbimit, rruga që përshkon parkun është në gjendje të mjeruar dhe i gjithë mjedisi është i pushtuar nga bimësia, ndërsa pellgu i famshëm është shndërruar në kënetë.

Qytetarët dhe tregtarët flasin për të ardhura të reduktuara për shkak të krizës, megjithatë nuk kanë qenë të paktë ata që kanë frekuentuar baret dhe njësitë e shitjes së improvizuara në natyrë.

Parku i Viroit është mjedisi më i rëndësishëm natyror dhe më pranë qytetit të Gjirokastrës. Aty mungojnë investimet prej të paktën 10 vitesh.

Top Channel