Swift blen vilën 18 mln $ me “para në dorë”

29/04/2013 18:00

Disa javë “shoping” për një shtëpi të mirë u kurorëzuan me sukses për këngëtaren “Tylor Swift”, e cila duket se gjeti shtëpinë e ëndrrave të saj në “Rhode Island”, me një pamje spektakolare të Oqeanit Atlantik përpara saj.

Sipas mediave amerikane, këngëtarja ka blerë një vilë spektakolare, në shtetin e ndodhur pranë Nju Jorkut, ku edhe ajo ka të përqendruar karrierën e saj muzikore.

E megjithatë, ndërsa shumicës prej nesh do t’i duheshin kursimet e një jete apo shlyerja e një kredie afatgjatë për të blerë qoftë edhe një banesë të thjeshtë, 18 milionë dollarët që kushton vila, 22-vjeçarja ishte në gjendje t’i paguante me para në dorë.

Qëllimi i këngëtares, e konsideruar si një ndër më të preferuarat në rrymën e muzikës “country”, është që të tërheqë edhe pjesën tjetër të familjes së saj në këtë vilë spektakolare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA