Zgjedhjet në Islandë, rikthehet e djathta
28/04/2013 20:25
Numërimi i votave, pas zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan të shtunën
në Islandë, tregoi kthimin në pushtet të partive të qendrës së djathtë.
Partia “Pavarësia” mori 26.7% të votave, ndërsa ajo progresive 24.4%, duke siguruar 38 deputetë nga 63. Partia në pushtet, ajo social-demokrate regjistroi një rënie prej 13% në vota.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ky është një kthim dramatik i partive që u fajësuan për rënien ekonomike të vitit 2008. Në këtë periudhë, mirëqenia ekonomike e Islandës pësoi një tronditje të thellë, kur tre bankat e vendit falimentuan.
Pas kësaj, mbërriten në pushtet social-demokratët me një program masash shtrënguese, mbështetur mbi kërkesat e huadhënësve ndërkombëtarë.
Top Channel