Anëtarët e 14 familjeve, që u nxorrën jashtë nga pallati i tyre, nga përmbarimi, kanë nisur një grevë urie mesditën e së enjtes, rreth banesës së tyre në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Familjarët shprehen se ishin të pashpresë për të banuar dikund tjetër, ndaj kanë ndrmarrë aktin e grevës së urisë. Grevistët deklarojnë se do të qëndrojnë në këtë grevë, deri sa t’i jepet një zgjidhje problemit të tyre.

Banorët kërkojnë që të ndërhyjë shteti dhe t’u japë një banesë, sepse nuk kanë as mundësinë për të marrë një kredi.

Së bashku edhe me orenditë e tyre shtëpiake, të hequra dy ditë më parë nga banesa, ata janë vendosur poshtë saj, duke deklaruar se nuk kanë asnjë alternativë tjetër dhe duke këmbëngulur se u është bërë një padrejtësi, pasi pallati u takon atyre.

Greva e urisë është marrë në ruajtje nga ana e policisë së rendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA