“Shfryrja” e Scarlett Johansson

24/04/2013 15:15

Fiziku i saj e ka bërë një nga aktoret më të pëlqyera të Hollivudit, por duket se Scarlett Johansson nuk është më ajo e mëparshmja.

28-vjeçarja dukej hija e vetvetes në sheshxhirimin e filmit ‘Kapiten Amerika’, në Kaliforni.

Johansson ishte “shfryrë” në pjesën e gjoksit, por ky nuk ishte ndryshimi i saj i vetëm. Ajo ka lyer sërish flokët e kuqe pasi do të interpretojë edhe një herë tjetër personazhin Vejusha e Zezë për pjesën e dytë të filmit “Kapiten Amerika.”

Në sheshxhirim u pa edhe aktori Samuel L. Jackson, i cili do të interpretojë Nick Fury. Kapiten Amerika, personazhi kryesor i filmit, do të interpretohet nga Chris Pine.

Top Channel