Jamie Foxx vjen për publikun ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë.

Protagonisti i “Django Unchained” pothuajse nuk njihet në sheshxhirimin e filmit “Spider Man 2”, i veshur me rroba të thjeshta dhe me paruke që bën të duket sikur i kanë rënë flokët.

45-vjeçari interpreton në këtë film inxhinierin Max Dillon, i cili kur goditet nga një rrufe duke punuar në një linjë elektrike transformohet në personazhin negativ Electro.

Në filmin “Spider Man 2” do të interpretojnë gjithashtu Andrew Garfield dhe Emma Stone. Regjisori i filmit është Mark Webb.

Top Channel