Rihanna, relaks në pishinë

22/04/2013 10:30

Rihanna kaloi një ditë pushimi total në pishinë dhe nuk do të kishte kuptim po të mos publikonte në rrjetet sociale disa foto me bikini për të ndarë me fansat relaksin e saj.

Kohët e fundit Rihanna ka anuluar një sërë koncertesh nga turi i saj botëror “Diamonds”, ku përpos ndjesës së kërkuar ndaj fansave, sqaroi se kishte probleme shëndetësore ndaj nuk mund të zhvillonte disa prej këtyre koncerteve, ashtu siç ishte parashikuar në kalendar.

Kaq ka mjaftuar që në mediat rozë në Shtetet e Bashkuara të përflitet për një shtatzani të këngëtares nga Barbadosi. Zërat të tillë u përforcuan pas disa fotove të publikuara në media ku 25-vjeçarja shfaqet e veshur sportive me kapele dhe syze në dalje të një qendre mjekësore në Los Anxheles.

Vetë këngëtarja nuk ka reaguar ndaj këtyre zërave, ndërsa burime pranë i mohuan kategorikisht duke i cilësuar si false.

Top Channel